Politika 30 October 2025, 13:57 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në që të regjistrojë Gjergji Nika si kandidat për Bashkinë e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në që të regjistrojë

Kolegji Zgjedhor vendosi të shfuqizojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ta urdhërojë atë që të regjistrojë shtetasin Gjergji Nika, si kandidat i pavarur për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë e Vlorës.

KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit 2025. Ai vuri në lëvizje Kolegjin Zgjedhor dhe unanimisht pesë gjyqtarët vendosën ti japin të drejtën e regjistrimit si kandidat për Bashkinë e Vlorës. Pas vendimit Nika shkroi në fb se drejtësia fitoi mbi presionet politike.

“Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë. Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë. Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve”, shkroi ai në FB.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme