Politika 24 August 2025, 19:58 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor dhe niveli i mjerueshëm në vendimmarrjen për mandatin e Andia Ullirit

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor dhe niveli i mjerueshëm në vendimmarrjen për

Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor për ankimimin e Andia Ullirit mund të shërbejë si model për të klasifikuar mjerimin e mendimit juridik, në të cilin është katandisur drejtësia shqiptare.

Për ta përmbledhur, kujtojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me shpalljen e rezultatit për qarkun e Durrësit, arsyetoi që mandati i fundit për koalicionin e Berishës i takonte ish-gjyqtarit Arjan Ndoja.

Andia Ulliri ankimoi vendimmarrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kërkoi nga KAS që të shqyrtonte kuotën gjinore për shpërndarjen e mandateve.
KAS, me një vendimmarrje të gjatë dhe të qartë, argumentoi me unanimitet se sipas leximit të dispozitave të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, kuota gjinore llogaritej më vete për listën e mbyllur dhe atë të hapur.

Andia Ulliri, në të drejtën e vet, depozitoi ankimimin edhe ndaj kësaj vendimmarrjeje në Kolegjin Zgjedhor.
Absurdi i vendimit të Kolegjit dëshmon nivelin e mjerueshëm ku mbase është katandisur e gjithë trupa e magjistratëve të drejtësisë së re.

Kolegji Zgjedhor vendosi moslegjitimimin e Andia Ullirit si ankimuese!
Andia Ulliri, sipas Kolegjit Zgjedhor, nuk kishte të drejtë të ankohej për mandatin e vet.
Por askund nuk thuhet që KAS është shkalla e fundit e shqyrtimit të ankimimit për rastin.

Kolegji i absurditeteve vendosi që Andia Ulliri nuk kishte interes të ligjshëm për t’u ankuar për mandatin e vet. Fundja, ç’i duhej Andias nëse e merrte apo nuk e merrte mandatin?

Dhe ky nuk është humor. Është vendimi i Kolegjit Zgjedhor.
Një Kolegj Zgjedhor ku parimet e së drejtës nuk njihen deri në këtë nivel, turpëron gjithë trupën e magjistratëve.

Kur lexon CV-të pastaj, dhe mes tyre sheh edhe ndonjërin që KPK e ka kthyer në shkollë që të mësojë — sepse sipas KPK paska qenë juridikisht i paditur — kupton varfërinë juridike ku notojnë fatet e shqiptarëve.

Në këtë pikë, të duket luks të pretendosh që ky nivel mjerimi profesional të mund të kuptojë Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën.
Këta nuk i legjitimon dot asnjë logjikë formale juridike.
Siç nuk mund t’u bëjë derman shkolla juridike në moshën 55 vjeç, kur nuk kanë kuptuar dot as leksionet bazë kur kanë qenë 20.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme