Politika 15 September 2025, 17:09 Nga VNA

KLP hap garën më 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK

Ndaje në Whatsapp
KLP hap garën më 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK

Më 17 shtator Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të çelë garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Qeveria e prokurorëve njoftoi këtë të hënë se do të mblidhet në seancë plenare dhe një nga pikat e rendit të ditës është: Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Hapja e garës për kryeprokurorin e ri të SPAK hapet 3 muaj përpara se të përfundojë mandati e drejtuesit në detyrë. Altin Dumanit i mbaron mandati  më 16 shtator 2025.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme