Politika 8 November 2025, 12:01 Nga VNA

KLP cakton 4 dhjetorin për intervistat e kandidatëve për Kryetar të SPAK

Ndaje në Whatsapp

KLP cakton 4 dhjetorin për intervistat e kandidatëve për Kryetar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që më 4 dhjetor katër kandidatët për postin e Kryetarit të SPAK të prezantojnë platformën e tyre dhe të japin intervistën përpara anëtarëve të KLP-së.

Sipas burimeve mediatike, kandidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho do të paraqiten në orën 10:00 të enjtes, më 4 dhjetor, në ambientet e KLP-së për të prezantuar vetveten dhe strategjitë e tyre për drejtimin trevjeçar të SPAK.

Pak kohë më parë, KLP kishte kualifikuar të gjitha kandidaturat si të vlefshme. Gjatë këtij muaji (nëntor) pritet të kryhen verifikime lidhur me pastërtinë e figurës, integritetin profesional dhe organizativ, si dhe përshtatshmërinë e kandidatëve.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme