Politika 8 December 2025, 13:50 Nga VNA

Klosi vë në pikëpyetje kandidimin e Manastirliut për bashkinë Tiranë: Vendimi i shkarkimit të Veliajt ishte politik

Ndaje në Whatsapp

Klosi vë në pikëpyetje kandidimin e Manastirliut për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e ka vënë në pikëpyetje kandidimin e Ogerta Manastirliut për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Klosi tha se nuk dihet ende nëse Manastirliu do të jetë kandidate, pasi ka dhe një vit e gjysmë kohë nga zgjedhjet lokale.

“Ogerta është drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bashkisë së Tiranës. Ka detyrë të drejtojë PS të Tiranës. A do të jetë sërish kandidate? Do të jetë proces që do kërkojë kohën e vet, një vit e gjysmë kohë”, tha ai.

Klosi gjithashtu u distancua nga vendimi për shkarkimin e Veliajt, ndonëse këtë e kishte kërkuar edhe publikisht kryeministri Edi Rama. Ish-ministri tha se shkarkimi i Veliajt nga këshilli bashkiak ishte vendim politik.

“Veliaj është kryetari i bashkisë së Tiranës. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë. A ka probleme largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Unë nuk isha pjesë e votimit. Shkarkimi i tij ishte vendim politik”, u shpreh ai.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme