Politika 21 February 2026, 17:37 Nga VNA

Klevis Balliu zbulon “skenarin e inskenuar” me dy të mitur në protestën e mbrëmshme!

Ndaje në Whatsapp

Klevis Balliu zbulon “skenarin e inskenuar” me dy të mitur

Qeveria dhe opozita nuk kanë asnjë dallim edhe në fantazitë që shpërfaqin kur ia hedhin fajin njëra tjetrës për veprimet e tyre në protestë.

Pasi e para detyroi mediat pranë saj të thonë se gazi lotsjellës në xhaminë e Namazgjasë e kanë hedhur protestuesit, del nga PD deputeti Klevis Balliu për të treguar një rast po aq qesharak me skenare të inskenuara.

Nga ambientet e paraburgimit, ku ka takuar qytetarët e arrestuar gjatë protestës së fundit, Balliu ka rëfyer një episod alla filmash Netflix. Sipas tij, dy të mitur që ndodhen aktualisht në paraburgim janë përdorur në një skenar të inskenuar, ku një person u ka futur kapsolla në çantat e shkollës dhe u ka kërkuar që, në rast arrestimi, të deklaronin se ishin paguar nga opozita.

Deputeti i PD thotë se vetëm pak minuta pas këtij momenti, të miturit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në mënyrë të padrejtë.

E kuptojmë përpjekjen e Klevis Balliut për ta dramatizuar sjelljen e qeverisë ndaj protestuesve, por kur kjo kalon edhe në butafori të këtij niveli, nuk bën gjë tjetër vetëm sa tregon një histori më qesharake se pretendimi që “protestuesit hodhën gazin në xhami”.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme