Politika 16 September 2025, 18:43 Nga VNA

Këshilltarët bashkiakë të PS mbledhje për shkarkimin e Veliajt. Kundërshtojnë avokatët: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Ndaje në Whatsapp
Këshilltarët bashkiakë të PS mbledhje për shkarkimin e

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë thirrur të mblidhen më 17 shtator, në orën 17:00, në selinë e Partisë Socialiste, për një mbledhje të posaçme të grupit të këshilltarëve. Edhe pse nuk është shpallur axhenda zyrtare, pritet që diskutimi kryesor të fokusohet tek vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Vendimi, i cili shihet si një mekanizëm politik për të hapur rrugën e zgjedhjeve të reja, pritet të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Veliaj ndodhet ende në paraburgim dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë ndaj tij. Avokatët e tij ndërkombëtarë paralajmërojnë ankimin dhe ngritjen e çështjes në Strasburg, duke e cilësuar shkarkimin si një akt që cenon integritetin e procesit.

Pa pritur ende shkarkimin formal të Veliajt, kryeministri Edi Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ky vendim pritet të ndezë shkëndijën e parë të përplasjes zyrtare dhe publike mes Ramës dhe Erion Veliajt, dikur i konsideruar si numri dy i Partisë Socialiste. Shpallja e kandisaturës së Manastirliut jo vetëm që sinjalizon një mbyllje të përhershme të karrierës politike të Veliajt në PS, por edhe paralajmëron një betejë të re mes kryetarit në detyrë dhe mëtonjësit të tij për kreun e PS shumicës socialiste për kontrollin e kryeqytetit.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme