Politika 19 December 2025, 09:33 Nga VNA

Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e SPAK për heqjen

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të deputetes dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çka do t’i hapte rrugë arrestimit të saj.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30. Balluku është marrë e pandehur për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimit, që lidhen me tenderin e Tunelit të Llogarasë si dhe me 7 lotet e projektit të Unazës së Madhe.

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores drejtohet nga kryetari Niko Peleshi. Anëtarët nga Partia Socialiste janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, ndërsa Antoneta Dhima është anëtare zëvendësuese dhe Arkend Balla anëtar zëvendësues.

Nga radhët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit janë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi, ndërsa Ivi Kaso dhe Gerta Bardeli janë anëtarë zëvendësues.

Pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK, Këshilli pritet t’i paraqesë një raport Kuvendit, i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me heqjen ose jo të mandatit të Belinda Ballukut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme