Politika 23 April 2026, 17:20 Nga VNA

Këlliçi denoncon ‘Jet Bank’: Dyshime për licencimin dhe aksionerin izraelit pas saj

Ndaje në Whatsapp

Këlliçi denoncon ‘Jet Bank’: Dyshime për licencimin

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka vijuar denoncimet lidhur me procedurat e licencimit të “Jet Bank”, duke i kërkuar zyrtarisht Bankës së Shqipërisë sqarime mbi integritetin e procesit.

Nga foltorja e Kuvendit, ia bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Këlliçi ngre shqetësime për mungesë transparence, duke theksuar se kjo është hera e tretë që i drejtohet institucionit pa marrë, sipas tij, një përgjigje të plotë dhe shteruese.

Sipas dokumenteve të publikuara nga deputeti, struktura aksionare dhe drejtimi i “Jet Bank” kanë kaluar disa ndryshime brenda një periudhe të shkurtër kohore, përpara dhe pas marrjes së miratimit paraprak për licencim nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2025.

Këlliçi sjell në vëmendje se banka është regjistruar fillimisht në korrik 2025, me aksioner të vetëm shtetasin izraelit Idan Avishai, ndërsa më pas, në janar 2026, aksionet janë transferuar 100% te kompania Jet Holdings B.V., e regjistruar në Holandë.

Në shkresën e tij, deputeti i PD ngre një sërë pyetjesh drejtuar Bankës së Shqipërisë, përfshirë momentin e aplikimit për licencim, identifikimin e aksionerëve në atë fazë, si dhe kohën kur institucioni është informuar për ndryshimet në strukturën e pronësisë.

Ai kërkon gjithashtu sqarime mbi verifikimet e kryera për anëtarë të këshillit drejtues, përfshirë shtetasin Oliver Hemmer, për të cilin pretendohet se ka pasur lidhje me kompani të përfshira në çështje të dyshuara mashtrimi ndërkombëtar.

Në vijim, Këlliçi ngre pyetje mbi përputhshmërinë e procesit të licencimit me kuadrin ligjor vendas dhe atë europian, duke marrë në konsideratë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vlerësimet ndërkombëtare në fushën e pastrimit të parave (MONEYVAL).

Deputeti kërkoi gjithashtu sqarime nëse institucionet europiane janë vënë në dijeni për këtë rast dhe nëse procedura e ndjekur mund të ndikojë në vlerësimet e ardhshme të Shqipërisë në procesin e negociatave.

Në përfundim të shkresës, Këlliçi i kërkon Bankës së Shqipërisë të kryejë verifikime të thelluara dhe të bëjë transparencë publike mbi procesin e licencimit dhe kontrollin e ushtruar ndaj aksionerëve dhe palëve të lidhura me ta.

Këlliçi denoncon ‘Jet Bank’: Dyshime për licencimin 

Këlliçi denoncon ‘Jet Bank’: Dyshime për licencimin 

Këlliçi denoncon ‘Jet Bank’: Dyshime për licencimin

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme