Politika 16 November 2025, 15:46 Nga VNA

Jorida Tabaku vazhdon me thirrjet për reflektim për demokratët… në media

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku vazhdon me thirrjet për reflektim për
Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka përsëritur thirrjen e saj për reflektim brenda radhëve të demokratëve pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, megjithëse në praktikë nuk vihet re asnjë lëvizje konkrete në forcën politike ku ajo bën pjesë.

Në një intervistë për A2 CNN, Tabaku u shpreh se pjesëmarrja e ulët e votuesve ishte një sinjal i qartë se qytetarët kanë humbur besimin tek politika.

“E pashë me trishtim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky ishte një mesazh për politikën që duhet të bëjë gjërat ndryshe. Ka ndodhur që zgjedhjet e pjesshme t’i fitojë qeverisja, por këtë herë në Vlorë është zgjedhur kryetar bashkie me vetëm 6% të votave. Nuk mund të quhet proces. Njerëzit nuk kanë besim. Nuk them se fajin e ka vetëm pala tjetër, ne duhet patjetër të shohim edhe te vetja,” deklaroi Tabaku.

Megjithatë, thirrjet e deputetes demokrate duken se mbeten vetëm për tituj mediash, pasi brenda PD-së ky problem nuk trajtohet me seriozitet. Ndoshta, përpara se t’i artikulojë në studio televizive, më e frytshme do të ishte që Tabaku t’i ngrinte këto shqetësime drejtpërdrejt me drejtuesit e partisë. Dhe në zgjedhjet e radhës mos të fshihen pas kandidatëve të pa(njohur)varur, duke i lënë fillkat për të bërë fushatë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme