Politika 28 March 2026, 14:30 Nga VNA

Jorida Tabaku flet për një ekonomi të kapur nga privilegjet e pakicës, por mungon diçka: emrat e kësaj pakice

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku flet për një ekonomi të kapur nga privilegjet e

Jorida Tabaku e mbushi edhe sot një kovë uji me fjali që mund t’i thotë kushdo që është në klub duke pirë kafe. Me një sfond luksoz ku nuk duket asnjë gjurmë varfërie as nga larg dhe as nga portreti deputetes ajo tha: “Rritja e çmimeve që ka nisur me kohë reflekton problemin real që ka sot ekonomia shqiptare. Ekonomia sot është bërë ekonomi e pakicës, e privilegjeve, që nuk prodhon më”.

Por Jorida nuk tregon se cilët janë me emra ata që përfitojnë nga privilegjet. Kush është kjo pakicë që paska mbledhur privilegjet? Këtë Jorida nuk na e tregon. Nuk e tregon asnjëherë sepse preferon të rrijë “biznezisht” korrekt. Nuk ka emra, ka vetëm ujë fjalish që mund t’i thotë edhe Flamuri, për shembull.

“Sot ekonomia shqiptare mbahet ose nga administrata publike ose nga ndërtimi, s’ka ekonomi tregu”.

Pasi e mbushi gotën me ujë me rritjen e çmimeve, shkoi tek ekonomia që mbahet. Zonja Tabaku kthehet nga administrata. Në fakt ka dashur të thotë që administrata është sektori më i mirëpaguar që ka mundësi të shpenzojë. Por aq e ka gotën. Aq ujë mund të mbushë. Këtij sektorit të ndërtimit nuk ia kuptuam shumë kontributin, por Jorida atë gotë e kreu me një fjali.

“Rritja e çmimeve me kohë e nisur, reflekton taksat e larta, sistemin fiskal dhe favoret që i janë dhënë pakicës në dëm të shumicës”.

U mbush edhe kjo gotë me ujë. S’ka emra prapë, se na preken ata që patronazhuan për llogari të Joridës në fushatë.

“Çmimi i karburanteve nuk është duke u ulur, fajin e kanë taksat, për çmimet e produkteve të tryezës, fajin e kanë taksat. Është ajo taksë e cila 60% nga pompa e karburantit shkon në tryezën e qytetarëve shqiptarë dhe çfarëdo lloj gjëje të bëjnë këta nuk i ul çmimet, i mban më të larta se rajoni dhe vendet europiane, pavarësisht të ardhurave që ka Shqipëria”.

Iku edhe një gotë ujë. Jorida harton dhe depoziton në Kuvend nga një amendament në muaj, por asnjëri nuk prek biznesmenët. Ata që janë pakica që po masakrojnë shumicën, sipas Joridës.

“Ky është problemi që ka ekonomia shqiptare sot. Një ekonomi që nuk prodhon, që është e kapur, që jep favore për pakicën dhe rëndon me taksa shumicën. Ky mentalitet e mban për fyti rritjen ekonomike, varfëron familjen shqiptare dhe e pengon Shqipërinë që të zhvillohet”.

Iku edhe kjo gotë me ujë.

Tani mos prisni më shumë, sepse pas gjithë atij uji dihet se ku duhet të vrapojë Jorida. Doktorit i duhet gjithmonë dikush që flet anglisht në zyrë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme