Politika 27 January 2026, 12:23 Nga VNA

"Jo në emrin tim", Aktivistët paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë kundër takimit Rama–Netanyahu

Ndaje në Whatsapp

"Jo në emrin tim", Aktivistët paralajmërojnë

Një grup aktivistësh kanë njoftuar se do të zhvillojnë sot, në orën 17:30, një protestë para Kryeministrisë, në kundërshtim të takimit të kryeministrit Edi Rama në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Sot në orën 17:30 do të organizojmë një tubim para Kryeministrisë”, thuhet në posterin e shpërndarë nga organizatorët e protestës.

Me thirrjen "Jo në emrin tim", protesta vjen si reagim ndaj deklaratave të Ramës, i cili është shprehur se me qëndrimin e tij përfaqëson shqiptarët. Aktivistët kundërshtojnë këtë pretendim, duke theksuar se ai nuk pasqyron ndjeshmërinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të tronditur nga masakrat që po ndodhin në Gaza.

Edhe pas armëpushimit të fundit, mbi 100 fëmijë janë vrarë, sipas të dhënave të UNICEF, një shifër që tregon se dhuna ndaj civilëve nuk ka ndalur.

Në një kohë kur shumica e liderëve europianë shmangin vizitat simbolike në Izrael për shkak të situatës humanitare në Gaza, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të jetë pjesë e një skene politike që injoron vuajtjen e civilëve palestinezë.

"Jo në emrin tim", Aktivistët paralajmërojnë

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme