Politika 26 March 2026, 19:13 Nga VNA

Jeni duke bërë tifo për Shqipërinë? Nga faqja zyrtare e Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo uron Greqinë…në greqisht

Ndaje në Whatsapp
Jeni duke bërë tifo për Shqipërinë? Nga faqja zyrtare e

Jeni duke bërë tifo për Shqipërinë dhe po shihni videot e shqiptarëve në Poloni?

Atëherë bëni një ndalesë edhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës. Aty do të gjeni kryetarin Vangjel Tavo që, nga një institucion i Republikës së Shqipërisë, uron me përzemërsi formimin e shtetit grek – madje edhe në greqisht.

Urimi për 25 marsin është publikuar nga faqja zyrtare e bashkisë, sikur Himara të ishte ndonjë komunë në Peloponez dhe jo një bashki shqiptare në bregdetin e jugut.

Natyrisht, askush nuk ka problem me respektin për historinë e një populli tjetër. Por kur një kryetar bashkie shqiptare zgjedh ta kthejë faqen institucionale në një tabelë urimesh për festat kombëtare të një shteti tjetër, pyetja bëhet e pashmangshme:

Kujt i flet ky mesazh dhe në emër të kujt?

Sepse, për sa dimë deri tani, Himara është ende bashki e Shqipërisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme