Politika 5 October 2025, 13:51 Nga VNA

“Je shumë simpatike”, AGSH reagon për sjelljen e ministrit me gazetaren: Sjellje seksiste, Ervin Demo të kërkojë ndjesë publike

Ndaje në Whatsapp
“Je shumë simpatike”, AGSH reagon për sjelljen e ministrit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ndaj sjelljes së ministrit të Qeverisë Rama, Ervin Demo, gjatë një interviste me gazetaren Luela Gaxhja nga emisioni investigativ Piranjat.

Gjatë bisedës, ish-kryebashkiaku i Beratit iu përgjigj pyetjeve të gazetares me komentin: “Je shumë simpatike”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjete dhe në media.

Drejtuesit e Piranjave e cilësuan këtë deklaratë si sjellje të papërshtatshme për një përfaqësues qeverie dhe ngritën pyetje mbi normalizimin e seksizmit në komunikimin publik.

Në reagimin e sotëm, AGSH thekson se një ministër duhet të tregojë respekt institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias.

“Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza,” – thuhet në deklaratën e asociacionit.

AGSH kërkon që ministri Demo të kërkojë ndjesë publike për sjelljen e tij, të cilën e konsideron të papranueshme dhe në kundërshtim me etikën që duhet të karakterizojë marrëdhënien midis institucioneve dhe mediave.

Reagimi i plotë i, Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.

Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.

AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.

Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme