Politika 15 December 2025, 22:37 Nga VNA

Jared Kushner heq dorë nga projekti i kullave “Trump” në Beograd

Ndaje në Whatsapp
Jared Kushner heq dorë nga projekti i kullave “Trump” në

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka konfirmuar se ka hequr dorë nga planet për ndërtimin e një hoteli me markën “Trump” në Beograd, pas një vale reagimesh negative, protestash dhe padish ligjore nga qytetarët dhe institucionet vendase.

Sipas The Wall Street Journal, Kushner dhe firma e tij e kapitalit privat, Affinity Partners, anuluan projektin për rindërtimin e një zone të bombarduar nga NATO, ku parashikohej ngritja e tre kullave me markën “Trump”. Projekti ishte bërë gjithnjë e më i diskutueshëm dhe u përball me pengesa serioze ligjore dhe politike.

Një prokuror special në Serbi ngriti padi ndaj ministrit të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, si dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë shtetërorë, lidhur me heqjen e statusit të pasurisë kulturore për kompleksin “Shtabi i Përgjithshëm” në qendër të Beogradit. Të gjithë dyshohen për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i kompanisë së Kushner u shpreh:

“Meqenëse projektet kuptimplota duhet të bashkojnë dhe jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit, ne po tërhiqemi nga ky projekt në këtë moment.”

The Wall Street Journal e cilësoi këtë vendim si fundin e menjëhershëm të një projekti gjithnjë e më problematik, për të cilin Kushner kishte punuar për më shumë se dy vjet.

Ndërkohë, ndonëse kishte deklaruar më herët se nuk do të rikthehej në role qeveritare, Kushner është përfshirë së fundmi në negociata ndërkombëtare, përfshirë ato mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në proceset diplomatike për paqen në Gaza. Ai vazhdon gjithashtu të drejtojë Affinity Partners, një fond investimesh prej 4.8 miliardë dollarësh, i financuar kryesisht nga qeveri të Lindjes së Mesme.

Po projekti për ishullin e Sazanit?

Ndryshe nga rasti i Beogradit, në Shqipëri nuk ka sinjale për ndryshim të planeve për ndërtimin e një kompleksi luksoz në ishullin e Sazanit dhe në lagunën e Nartës. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se projekti ndodhet ende në fazën e negociatave, ndërsa, ndryshe nga Serbia, nuk ka pasur protesta publike kundër tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme