Politika 26 February 2026, 10:26 Nga VNA

Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të vartëses, SPAK thërret për deklarime Xhenila Tamizin

Ndaje në Whatsapp
Jahti luksoz i Ermal Beqirit në emër të vartëses, SPAK

Vijojnë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive e përfshirje në grup kriminal në dosjen e njohur si “AKSHI”.

Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e konsideruar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, në emër të saj rezulton të jetë regjistruar pronësia e një jahti luksoz, që dyshohet se në fakt kontrollohej nga Beqiri.

Nga verifikimet paraprake, mjeti lundrues është sekuestruar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit. Hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e kalimit të pronësisë dhe burimin e financimit për blerjen e jahtit, në kuadër të hetimeve më të gjera mbi pasuritë e dyshuara si të pajustifikuara.

Dosja “AKSHI” po hetohet për disa vepra penale, ndër to korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa hetimet mbi rrjetin e personave të përfshirë vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme