Politika 17 March 2026, 09:50 Nga VNA

Ivi Kaso kundër rezolutës për Iranin: nuk është bojkot, por një tekë e Ramës për të dalë si mbështetës i SHBA

Ndaje në Whatsapp
Ivi Kaso kundër rezolutës për Iranin: nuk është bojkot,

Ndryshe nga Gazment Bardhi, i cili u mbështet te rregullorja e Kuvendit për të justifikuar mungesën e PD në votimin e rezolutës për Iranin, Ivi Kaso ka qenë më i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kaso tha se rezoluta nuk është hartuar sipas nevojave të politikës së jashtme të vendit dhe se mënyra si po sillet për miratim është problematike. Sipas tij, nëse Shqipëria do të dilte si vendi i dytë në botë që merr një pozicion të tillë për Iranin pas SHBA-ve, kjo do të meritonte një debat serioz dhe një procedurë të rregullt parlamentare.

Ai e cilësoi nismën si një “tekë të Edi Ramës për të dalë si suportues i SHBA-ve”, duke theksuar se rezoluta nuk është depozituar si nismë e qeverisë dhe as nuk është diskutuar më parë në Kuvend. Për këtë arsye, sipas tij, opozita nuk do të marrë pjesë në një seancë që është thirrur pa një rend dite të qartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme