Politika 8 December 2025, 12:36 Nga VNA

Ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: PD ka nevojë të pastrohet doktor, dhe më shumë tolerancë

Ndaje në Whatsapp

Ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: PD ka

Ish-kreu i PD-së në Durrës, Osman Stafa, dhe një nga studentët e dhjetorit 1990, gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin përkujtimor në nderim të Azem Hajdarit, theksoi domosdoshmërinë e pastrimit të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Stafa përdori një metaforë të fortë për të ilustruar nevojën për ndryshim brenda forcës politike. Ai tha se PD ka nevojë për mirëkuptim me njëri-tjetrin, për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur.

“Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë e tij ka treguar që e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim me njëri-tjetrin, për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur. E fundit që do të sugjeroja, ka një parim, nëse një pjesëtar familjeje në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj. Ne kemi nevojë të pastrohemi, doktor Berisha, ne duhet të jemi vetvetja, shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne”, u shpreh Stafa.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme