Politika 4 August 2025, 19:36 Nga VNA

Ish-kandidati i PD për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, mes të akuzuarve nga SPAK për blerje votash

Ndaje në Whatsapp
Ish-kandidati i PD për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim

SPAK njoftoi sot se ka përfunduar hetimet ndaj pesë personave të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ndër ta është edhe ish-kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha.

Sipas njoftimit zyrtar, Hoxha akuzohet për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, pasi ka qenë në dijeni të veprimeve të paligjshme, por nuk i ka referuar ato pranë organeve kompetente, në kundërshtim me nenin 300 të Kodit Penal.

Hetimet tregojnë se të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm, një praktikë e dokumentuar në 64 raste, me qëllim ndikimin në votë në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha.

Ky rast nxjerr në pah një paradoks që ndjek Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj: në një kohë kur kryetari i PD-së del përditë në konferenca për të denoncuar “krimin elektoral të shtetit të Edi Ramës”, rezulton se të njëjtat mëkate e ndjekin edhe vetë partinë që ai drejton. Nuk bëhet fjalë që Rama është më i mirë, por për faktin se integriteti i një partie apo kandidatëve që nxjerr në zgjedhje është thelbësor kur denoncon paligjshmëritë e të tjerëve. Pasi në të kundërt, mjafton një rast si ky i hetimit të SPAK për të minuar besueshmërinë e qytetarëve ndaj çdo denoncimi tjetër publik.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme