Politika 26 December 2025, 19:12 Nga VNA

Ilir Shtufi në SPAK për Lotin 4 të Unazës së Madhe: Prokuroria e Posaçme kontrolle në zyrë dhe banesë ortakut të Shkëlzen Berishës

Ndaje në Whatsapp

Ilir Shtufi, i kompanisë Nova, ka dëshmuar në SPAK në kuadër të hetimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kompania e Shtufit, e bashkuar me një kompani tjetër, rezulton se ka fituar tenderin për Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, tender që dyshohet se është paracaktuar nga Belinda Balluku.

Para hetuesve, Shtufi ka shpjeguar rrethanat e bashkëpunimit me shoqëritë e tjera në këtë procedurë prokurimi. Ai ka deklaruar se në fillim ka hezituar bashkëpunimin me shoqërinë “Euroteorema Peqin”, pasi kjo kompani kërkonte mazhorancën e punimeve.

Në këtë kohë, Shtufi shprehet se është njoftuar nga një inxhinier i kompanisë së tij se Evis Berberi kishte kërkuar disa herë ta takonte.

“E pranova takimin, duke qenë se Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor për tenderin ku kompania ime synonte të konkurronte. Pas këtij takimi vendosa të bashkëpunoj me ‘Euroteorema Peqin’”, ka deklaruar Shtufi në dëshminë e dhënë më 8 dhjetor 2025.

Ilir Shtufi në SPAK për Lotin 4 të Unazës së Madhe:

Në kuadër të këtij hetimi, ndaj Ilir Shtufit është ushtruar kontroll personal, si dhe kontroll i banesës dhe i zyrës.

Ilir Shtufi njihet publikisht edhe si ndërtues i shumëkatëshit “Mali i Tiranës”. Ai është përmendur gjithashtu për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Aktualisht, Shkëlzen Berisha jeton me qira në një vilë në pronësi të Ilir Shtufit, e vendosur në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” në Tiranë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme