Politika 2 September 2025, 14:19 Nga VNA

Ilir Rusi mes Gjyqësorit dhe Kuvendit: Konflikti i interesit me bashkëshorten që shpjegon heshtjen e KLGJ ndaj sulmeve të Ramës

Ndaje në Whatsapp

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi pak ditë më parë lidhur me sulmet që kryeministri Edi Rama ka bërë në adresë të gjyqtarëve.

Pas një heshtje të gjatë, ajo që konsiderohet si “qeveria e gjyqësorit” bëri një reagim të thatë, në të cilin nuk guxoi as të përmendte emrin e kryeministrit, por tha se ajo që kishte shkruar merr shkas nga deklaratat e fundit të bëra “nga subjekte publike apo private”.

Dhe për “subjekte publike dhe private” në këtë rast i referohet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës. Pa harruar edhe ministrin e drejtësisë. Të vetmit zyrtarë të lartë që deri më sot kanë sulmuar nga pozitat politike gjyqësorin.

Në dukje një reagim i vakët, në kufijtë e qesharakës. Në pamje të parë ai ngjan me një frikë që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka nga politika, apo më saktë nga kryeministri. Por, siç ndodh rendom në Shqipëri, ajo që duket si një vështirësi e madhe parimore, në thelb është një ngjarje banale për interesa meskine.

VNA lexoi një shkresë zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku bashkëshortja e Ilir Rusit, kryetarit të KLGJ, Kesiana Rusi, mban pozicionin si “këshilltar jurist në Shërbimin për Monitorimin e Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin”.

Ilir Rusi mes Gjyqësorit dhe Kuvendit: Konflikti i interesit me



Thënë ndryshe, brenda familjes së juristëve Rusi kemi bashkëshortin që “qeveris” gjyqësorin dhe bashkëshorten që monitoron institucionet e drejtësisë. Me ndryshimin e vetëm se kjo e fundit zgjidhet në detyrë me firmën e Elisa Spiropalit, ndërsa Ilir Rusi duhet të jetë dikush që nuk ka asnjë fije të lidhur me politikën.

Në pamje të parë dhe në interpretimin e parë të ligjit, asgjë nuk e pengon gruan e Rusit të zhvillohet në karrierë. Por nga ana tjetër, pikërisht ngjitja e saj në një nga institucionet kryesore të vendit, siç është Kuvendi, duket se e pengon bashkëshortin e saj të kundërshtojë akuzat e kryeministrit, siç edhe do të duhet të vepronte ky institucion.

KLGJ normalisht do të duhet të dënonte sulmet e paprecedenta që Edi Rama dhe Sali Berisha i bëjnë gjyqtarëve. Ndoshta do të ishte më mirë të heshtte se të reagonte në atë mënyrë qesharake. Në një vend të vogël si Shqipëria, sigurisht që karrierat e bashkëshortëve juristë mund të bashkohen diku. Por konflikti i interesit dhe emërimet nga politika janë padyshim një kërcënim për të menduar si njeri i lirë. Si profesionist, duket se zoti Rusi nuk ka menduar në asnjë moment për drejtimin e KLGJ.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme