Politika 29 October 2025, 12:28 Nga VNA

Ilir Proda i shpall luftë emaileve të rreme, krimi pushton rrugët e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda i shpall luftë emaileve të rreme, krimi pushton rrugët

Ndërsa krimi bëhet gjithnjë e më prezent në rrugët e Shqipërisë, Ilir Proda duket se ka një tjetër hall – hakerët.
Në një vend ku babai vritet nga djali në Durrës dhe një picier ther kolegun për një tas proshutë në zemër të Tiranës, drejtori i Policisë së Shtetit paralajmëron qytetarët të mos bien pre e… emaileve të rreme.

Sipas komunikatës zyrtare të shpërndarë sot, disa “shtetas të paidentifikuar” kanë krijuar një adresë false elektronike, që hiqet si ajo e vetë Drejtorit të Policisë. Me anë të saj, qytetarëve u dërgohen mesazhe kërcënuese, duke u thënë se janë në hetim për krime kibernetike apo për vepra në fushën e narkotikëve, dhe se duhet të paraqiten në polici brenda 24 orëve.

Policia qetësoi publikun me një njoftim ku ndër të tjera thuhet: emailet janë të rreme, të mos shqetësohen. Dhe sqarimi vazhdon me seriozitet:

“Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet email-it dhe asnjë strukturë nuk kërkon që qytetarët të paraqiten pa një thirrje të firmosur e të protokolluar.”

Fatmirësisht, vrasësit që dalin në rrugë nuk kanë nevojë për adresë elektronike. Ata veprojnë në heshtje, pa protokoll dhe pa paralajmërim dixhital.
Ndërkohë, Policia është e përqendruar në “hetimin e email-eve” dhe jo të vrasjeve që ndodhin çdo ditë nën dritën e diellit.

Ironia është therëse: qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë mbi mesazhet mashtruese, por askush nuk i paralajmëron të mos ecin në rrugët ku krimi ndodh hapur.
Në Shqipërinë e Ilir Prodës, duket se kërcënimi më i madh nuk është më arma, por fantazmat digjitale që flasin në emrin e tij.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme