Politika 12 March 2026, 14:26 Nga VNA

Ilir Meta thumbon Edi Ramën nga GJKKO: Kam qenë shtetar, s’kam pirë verë 33 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta thumbon Edi Ramën nga GJKKO: Kam qenë shtetar, s’kam

Në gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të enjte seanca paraprake për shqyrtimin e akuzave ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Teksa bëri mbrojtjen para gjykatës, Ilir Meta thumboi nga kafazi prej xhami kryeministrin Edi Rama.

“Kam qenë shtetar. Nuk kam abuzuar kurrë me detyrën. Kam bërë jetën të thjeshtë. Nuk kam pirë verë 33 mijë euro dhe nuk kam udhëtuar me çarter”, tha Meta.

Ka qenë ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj që ka akuzuar Edi Ramën se pi verë 33 mijë euro, detaj që theksua nga Meta në sallën e gjyqit. Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi ta shtyjë për të mërkurën e ardhshme vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes penale ndaj të pandehurve.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit që kërkonte shfuqizimin e masës së arrestit në burg, çka do të thotë se Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme