Politika 9 January 2026, 18:05 Nga VNA

Ilir Alimehmeti: Takimet e Salianjit me bazën zgjuan Partinë Demokratike

Ndaje në Whatsapp

Ilir Alimehmeti: Takimet e Salianjit me bazën zgjuan Partinë

Ilir Alimehmeti është shprehur se takimet e zhvilluara nga Ervin Salianji me strukturat e bazës kanë shërbyer si një “zgjim” për Partinë Demokratike, e cila, sipas tij, kishte rënë në një gjendje përgjumjeje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Në një intervistë për News24, Alimehmeti deklaroi se mban kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së, Sali Berisha, edhe pse mes tyre mund të ketë mendime të ndryshme për mënyrën se si duhet të veprojë partia.

“Çdo takim opozitar ka vlerën e vet, ka vlerë edhe çdo takim me partitë e tjera, sa kohë kemi një emërues të përbashkët që është rrëzimi i qeverisë, çdo organizim ka vlerë. Unë kam takime të vazhdueshme me kreun e PD, bashkëpunoj me të gjithë në PD dhe në opozitë. Mund të kemi mendime të ndryshme se si bëhet më e mira, e rëndësishme është të kemi një emërues të përbashkët. E vërteta është që kishte një përgjumje dhe kishte nevojë për një zgjim, çka u arrit. U arrit të shkohej në bazë”, tha ai.

Alimehmeti dhe Salianji ishin nismëtarët e takimeve me demokratët në bazë, iniciativa që krijoi jo pak shqetësime në radhët e lidershipit të Partisë Demokratike. Pas reagimeve dhe kritikave nga Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, Alimehmeti nuk u shfaq më në këto takime. Ndërkohë, Salianji është shpallur “armik” brenda partisë dhe është përjashtuar nga Kryesia e PD.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme