Politika 13 February 2026, 13:04 Nga VNA

Igli Tafa pritet të zëvendësojë Mirlinda Karçanaj në krye të AKSHI

Ndaje në Whatsapp

Igli Tafa pritet të zëvendësojë Mirlinda Karçanaj

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Igli Tafa pritet të zëvendësojë Mirlinda Karçanaj në krye të AKSHI, pas vendosjes së kësaj të fundit në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për tenderat e institucionit.

Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ndaj saj po zhvillohen hetime lidhur me procedurat e prokurimit publik të AKSHI-t. 

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria apo nga vetë AKSHI për emërimin e ri, por lëvizja shihet si pjesë e përpjekjeve për stabilizimin e institucionit që menaxhon sistemet kryesore të shërbimeve elektronike në vend.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme