Politika 26 August 2025, 12:21 Nga VNA

Ibrahimaj dhe Malaj në kryeministri, Rama nis takimet për qeverinë e re

Ndaje në Whatsapp
Ibrahimaj dhe Malaj në kryeministri, Rama nis takimet për

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot, më 26 gusht, në zyrë ku zhvilloi një sërë takimesh me pjesëtarë të kabinetit.

Sipas raportimit të gazetareve pranë kryeministrisë, ministri i Financave, Petrit Malaj, ishte i pari që hyri në takim me Ramën, ndërsa më pas në godinë mbërritën edhe ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, si dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se bëhet fjalë për takime informale, por të lidhura me përgatitjet që kryeministri po bën për nisjen e sezonit të ri politik. Pritet që në ditët e para të shtatorit të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të zyrtarizohen emrat e kabinetit të ri qeveritar. Interesi kryesor lidhet me shkallën e ndryshimeve që Rama do të sjellë në qeveri.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme