Politika 10 November 2025, 15:55 Nga VNA

IA gabon në numërimin e votave në Tepelenë, KQZ e quan “test të suksesshëm”

Ndaje në Whatsapp

IA gabon në numërimin e votave në Tepelenë, KQZ e quan

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e cilësoi testimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin e votave në Tepelenë si “një sukses teknik, me saktësi pothuajse 100%”. Por ky “pothuajse” duket se fsheh gjithë problemin.

Nga 21 kuti të numëruara, sistemi i IA gjeti 4,293 vota të vlefshme, ndërsa numërimi manual në KZAZ nxori 4,291, pra dy vota më pak. Në kategorinë e fletëve të pavlefshme, diferenca ishte edhe më e madhe: IA identifikoi 117, ndërsa numërimi njerëzor vetëm 102.

Për votat sipas kandidatëve, IA i dha kandidatit të PS-së, Gabriel Guma, 3,240 vota, ndërsa KZAZ e nxori me 3,261, 21 vota më shumë. Ndërkohë, kandidatit të pavarur, IA i numëroi 936 vota, ndërsa KZAZ 928, tetë më pak.

Në total, 31 vota diferencë midis sistemit elektronik dhe numërimit manual — për të njëjtën ditë, të njëjtin proces dhe të njëjtat kuti. Megjithatë, KQZ e shpalli testin “të suksesshëm”, duke e paraqitur si hap përpara drejt dixhitalizimit të procesit zgjedhor.

Në fakt, ky “sukses teknik” duket më shumë si justifikimi i radhës për buxhetin e Celibashit, që nuk kursehet të shpenzojë për eksperimente të dështuara. Sepse në Shqipëri, edhe kur Inteligjenca Artificiale gabon, njerëzit që e shpallin fituese janë po ata që e financojnë — me paratë e taksapaguesve, jo me saktësinë e teknologjisë.

IA gabon në numërimin e votave në Tepelenë, KQZ e quan

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme