Politika 9 April 2026, 10:26 Nga VNA

ABUZIMI/ KLSH gjeti 273 milionë euro dëm ekonomik gjatë vitit 2025, ja institucionet që kryesojnë...

Ndaje në Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend raportin e vitit të shkuar, duke dokumentuar një faturë të kripur të dëmit ekonomik të shkaktuar nga qeverisja qëndrore dhe ajo lokale. Të dhënat e siguruara nga VNA, tregojnë se fatura është 26,210,795,000 Lekë ose 273, milionë Euro.

 

Doganat & Tatimet mbajnë peshën kryesore të dëmit (mbi 75 milionë euro së bashku), kryesisht për shkak të keqklasifikimeve tarifore dhe trajtimit të pasaktë fiskal.

Tek Avokatura e Shtetit dëmi vjen nga menaxhimi i dobët i arbitrazheve ndërkombëtare dhe GJEDNJ-së, ku vonesat kthehen në kosto direkte për buxhetin.

AKU & AKUK, megjithëse shifrat janë më të ulëta në krahasim me doganat, dëmi këtu ka impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin publik (siguria ushqimore dhe cilësia e ujit).

Tek Prokurimet Publike, raporti vëren një trend shqetësues të skualifikimit të ofertave më të ulëta pa argumentim, duke rritur kostot e kontratave shtetërore.

 

Lista e institucioneve kryesore të gjetura me dëm ekonomik:

Administrata Doganore         66,075,156 €

Avokatura e Shtetit              11,273,486 €

Zonat e Mbrojtura (AKZM)    10,338,204 €

Administrata Tatimore          9,926,931 €

Kadastra Tiranë (ASHK)        5,847,599 €

Porti i Durrësit                     4,530,271 €

Bashkia Fier                       2,450,939 €

Ujësjellës-Kanalizime (AKUK)            2,419,624 €

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit          1,448,851 €

ABUZIMI/ KLSH gjeti 273 milionë euro dëm ekonomik gjatë vitit

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme