Politika 10 September 2025, 17:36 Nga VNA

“I dha telefonin të komunikonte me median”, Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
“I dha telefonin të komunikonte me median”, Drejtoria e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë disiplinore ndaj avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakranit, për shkak të lejes që i ka dhënë ish-presidentit të komunikojë me median përmes telefonit të tij.

Sipas Drejtorisë, Cakrani ka shkelur rregullat duke lejuar Metën të japë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të Paraburgosurve” kërkon që çdo formë komunikimi e të paraburgosurve, përfshirë telefonatat dhe takimet, të miratohet më parë nga prokurori i çështjes. Sipas Drejtorisë, ky rregull është shkelur më 1 korrik 2025, kur Cakrani, i ftuar në një emision televiziv, mundësoi intervistën përmes telefonit të tij.

Drejtoria e Burgjeve thekson se nuk ka dhënë asnjë autorizim për këtë komunikim, duke e cilësuar veprimin si një ndërhyrje të papranueshme që dëmton rendin dhe autoritetin e institucionit të paraburgimit. Ajo paralajmëron se ky rast krijon një precedent të rrezikshëm dhe shkel dispozitat ligjore dhe standardet etike të avokatit.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme