Politika 30 April 2026, 13:31 Nga VNA

Hije të rënda dyshimi mbi "JET BANK", opozita thërret Edi Ramën në interpelancë urgjente për "Bankën e Mashtrimit"

Ndaje në Whatsapp

Hije të rënda dyshimi mbi "JET BANK", opozita thërret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kryesuar nga deputeti Belind Këlliçi, ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, duke ngritur alarmin për licencimin e bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri, "JET BANK". Opozita hedh hije të forta dyshimi mbi integritetin e këtij institucioni financiar, duke e cilësuar procesin e licencimit si një rrezik kombëtar për stabilitetin financiar dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Kuvend, siguruar nga VNA, "JET BANK" mori miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2025 dhe nisi aktivitetin zyrtarisht në mars 2026. Megjithatë, sipas opozitës, pas kësaj fasade "moderne" fshihen të dhëna tronditëse që lidhin pronarët e saj me skema ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash.

Lidhjet me "Ujkun e Sofjes" dhe skemat miliona euroshe
Shqetësimi kryesor i opozitës lidhet me figurat kyçe pas kësaj banke. Oliver Hemmer, administrator dhe pronar përfitues, rezulton sipas dokumenteve zyrtare gjermane si drejtues i kompanisë GRF Europe OÜ, operatore e skemës mashtruese "4XFX". Kjo skemë konsiderohet vazhdimësi e mashtrimit të bujshëm "XTraderFX" të izraelitit Gal Barak, i njohur si "Ujku i Sofjes", i cili u dënua për pastrim parash dhe mashtrim me dëm mbi 200 milionë euro dhe rreth 35 mijë viktima në Evropë.
Po ashtu, aksionari kryesor Idan Avishai lidhet me platformën "Fortrade", e cila është raportuar nga autoritetet shqiptare (AMF) dhe ato ndërkombëtare për ushtrim të aktivitetit financiar të palicencuar.

Anomalitë financiare, nga 900 dollarë në 10 milionë euro
Opozita denoncon një rritje të pashpjegueshme të kapitalit të bankës. Në janar 2026, aksionet e "Jet Holdings B.V." u blenë për një vlerë nominale prej vetëm 927 mijë lekësh të reja. Çuditërisht, brenda më pak se tre muajsh, kapitali i regjistruar u rrit në rreth 10 milionë euro. Ky hendek prej 280 herësh më i madh se vlera e blerjes konsiderohet nga opozita si një tregues klasik i skemave të pastrimit të parave.

Renditja e shqetësimeve kryesore të paraqitura në interpelancë:
Lidhjet kriminale të pronarëve/Dokumentimi nga autoritetet gjermane i Oliver Hemmer si pjesë e skemave mashtruese ndërkombëtare.

Mungesa e përvojës/Asnjë nga aksionerët apo drejtuesit e "JET BANK" nuk ka eksperiencë paraprake në drejtimin e një banke tregtare, duke shkelur kriteret ligjore të licencimit.

Strukturë pronësie e errët/Përdorimi i kompanive në jurisdikcione me risk të lartë (si Qipro dhe Lihtenshtajni) dhe copëtimi i aksioneve nën 25% për të shmangur deklarimin e pronarëve përfitues.

Rreziku për depozitat/Dyshimi nëse paratë e qytetarëve shqiptarë do të jenë të sigurta në një bankë të drejtuar nga persona me precedentë mashtrimi.

Goditja e integrimit/Licencimi mund të sjellë vlerësime negative nga MONEYVAL dhe të dëmtojë negociatat me BE-në për kapitullin e lëvizjes së lirë të kapitalit.

Mbështetja politike/Raportimet për presion politik mbi Bankën e Shqipërisë për këtë licencim dhe dorëheqja e drejtuesve të departamenteve brenda BSH që kundërshtuan procesin.

Përmes kësaj kërkese, deputetët e opozitës kërkojnë që Kryeministri Rama të sqarojë nëse SHISH dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë kryer verifikime për këta shtetas dhe pse është lejuar që Shqipëria të kthehet në një terren për struktura me hije të forta mashtrimi

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme