Politika 3 December 2025, 17:11 Nga VNA

Hetimi ndaj Mogherinit/ Cili do jetë fati i 40 studentëve që vazhdojnë mësimet në kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp

Hetimi ndaj Mogherinit/ Cili do jetë fati i 40 studentëve që

Nga tre kampuset ku operon Kolegji i Europës, përveç Brukselit dhe Polonisë është edhe Shqipëria. Kampusi i Tiranës ushtron aktivitetin akademik në godinën Liria të Universitetit të Tiranës. Përballja e rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini me drejtësinë pas dyshimeve për konkurrencë të pandershme në tenderin në lidhje me një program 9 mujor trajnimi për diplomatët e rinj, ka shokuar jo vetëm Brukselin. Dhe pyetja që lind natyrshëm është “A e prek hetimi i Brukselit kampusin e Tiranës?”

Top Channel mëson se në kampusin e Tiranës zhvillohet vetëm një program pasuniversitar “Masteri për Transformimin dhe Integrimin Europian”, i cili ka 40 studentë ndërkombëtarë përfshirë ata të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por përgjatë kësaj periudhe prej dy tri javësh janë në sezon provimesh dhe nuk ndodhen në godinë, megjithëse ditën e sotme është parë pjesë e stafit të cilët kanë zhvilluar një mbledhje në lidhje me aktualitetin.

Edhe pyetjet e Top Channel dërguar zyrës së komunikimit të Kolegjit të Europës nuk zbuluan më shumë detaje në këtë fazë. Kolegji i Europës konfirmon se janë njoftuar  më 2 dhjetor për veprimet hetimore të ndërmarra nga Prokuroria Publike Evropiane, kur edhe janë kryer kontrolle në ambientet e kampusit në Bryzh. Dhe në këtë situatë shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar në ndihmë të hetimit dhe që tregojnë se po punojnë për të mos u penguar procesi akademik.

“Kolegji i Europës do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, në interes të transparencës dhe respektimit të procesit hetimor. Kolegji mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe pajtueshmërisë, si në çështjet akademike ashtu edhe në ato administrative. Kolegji po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve. Nuk kemi koment të mëtejshëm në këtë fazë, për të mos ndikuar hetimin”, thuhet në deklaratën e Kolegjit të Europës.

Në një vit në Kolegjin e Europës në 3 shtete ndjekin studimet pasuniversitare rreth 500 studentë. Prej tre kampuseve, Brukseli ka numrin më të madh të studentëve, konkretisht në Bryzh 350 diplomatë të rinj. Më pas është Polonia në kampusin Natolin, rreth 120 studentë. Dhe filiali i parë jashtë vendeve të BE që ju shtua Kolegjit në vitin 2024 ishte në kryeqytetin shqiptar, ku gjatë 2025 numëron 40 studentë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme