Politika 20 February 2026, 08:49 Nga VNA

Gonzato për ndryshimet në Kodin Penal: BE do të monitorojë çdo hap që prek luftën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Gonzato për ndryshimet në Kodin Penal: BE do të monitorojë

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale që lidhen me pezullimin e zyrtarëve publikë nën hetim.

I pyetur për strategjinë e qeverisë shqiptare për ndryshimin e legjislacionit, që prek pezullimin e kërkesave për heqjen e imunitetit nga SPAK-u, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian po e ndjek nga afër këtë proces.

Sipas tij, bëhet fjalë për nenin që i jep mundësi një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. “Çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate,” u shpreh ai.

" Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate. Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë." u shpreh Gonzato për DW

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme