Politika 12 January 2026, 20:16 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Veliajn: Nuk u analizua shkaku i mungesës në detyrë për 3 muaj

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Veliajn: Nuk u analizua shkaku i

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për rikthimin në detyrë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës pasi u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave. Seanca plenare publike u zhvillua më 31 tetor 2025 me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve. 

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se mungesa tremujore në detyrë e Veliajt nuk mund të konsiderohet shkelje e rëndë e Kushtetutës. Vendimi vlerëson se kryetari i bashkisë nuk ka përgjegjësi juridike në këtë rast. Gjykata thekson se shkelja e rëndë lidhet vetëm me mospërmbushje të detyrës me vullnet të vet.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve juridike të dekretit presidencial deri në hyrjen në fuqi të tij. Ai u mor më 3 nëntor 2025 dhe u shpall më 12 janar 2026. Vendimi është përfundimtar dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Me shumicë votash, Gjykata pranoi kërkesën e kryebashkiakut dhe shfuqizoi vendimin nr. 539 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Gjykata e konsideroi vendimin të papajtueshëm me Kushtetutën. Po ashtu, u shfuqizua edhe dekreti presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në Tiranë.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme