Politika 15 September 2025, 18:38 Nga VNA

Gjykata e Lartë shqyrton më 9 tetor rekursin e Ilir Metës, për heqjen e masës "arrest me burg"

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë shqyrton më 9 tetor rekursin e Ilir Metës,

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 9 tetor 2025 në dhomë këshillimi rekursin e paraqitur nga ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur ndaj tij nga GJKKO dhe më pas e lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm.

Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024, kur u ekzekutua masa e sigurisë ndaj tij pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.

Hetimet janë përqendruar kryesisht në dy dosje të bujshme: aferën “CEZ-DIA”, ku Meta dyshohet se ka favorizuar kompaninë “DIA” përmes ndikimit të paligjshëm, dhe çështjen e lobimit në SHBA, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për përdorim fondesh të padeklaruara dhe pastrim parash.

Pala mbrojtëse ka argumentuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për të mbajtur Metën në qeli, pasi hetimet janë mbyllur dhe rreziku për prishje provash apo ndikim mbi dëshmitarët nuk ekziston më. Ata kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, si arrest shtëpie apo detyrim paraqitjeje.

Nga ana tjetër, SPAK i ka qëndruar pretendimeve të tij, duke theksuar se masa aktuale është e domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit dhe për të garantuar që ish-presidenti nuk do të pengojë zbardhjen e plotë të çështjes.

Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet me interes të madh, pasi mund të ketë pasoja politike të drejtpërdrejta, sidomos në një kohë kur opozita është në prag të organizimit të protestave dhe zgjedhjeve të pjesshme lokale.

 

 

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme