Politika 20 January 2026, 11:58 Nga VNA

Gjykata Administrative rrëzon shkarkimin e Alban Dokushit, Ristani detyrohet ta rikthejë në detyrë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Administrative rrëzon shkarkimin e Alban Dokushit, Ristani

Gjykata Administrative vendosi të shpallë absolutisht të pavlefshëm urdhrin e Anuela Ristanit për shkarkimin nga detyra të Alban Dokushit dhe ta urdhërojë atë për ta rikthyer në detyrën e mëparshme atë të sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.

Ristani, e cila u komandua në krye të Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, shkarkoi disa nga njerëzit e besuar të tij, përfshirë dhe Dokushin.

Gjykata konstatoi se shkarkimi i sekretarit të Përgjithshëm ishte kryer në kundërshtim me ligjin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme