Politika 27 March 2026, 11:54 Nga VNA

GJL vulos dënimin për Fredi Belerin, u cilësua fajtor për shitblerje të votave

Ndaje në Whatsapp
GJL vulos dënimin për Fredi Belerin, u cilësua fajtor për

 

Gjykata e Lartë vulos dënimin e Fredi Belerit për shitblerje të votës. Kolegji penal pasi e shqyrtoi çështjen vendosi “Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 (87-2024-176), datë 25.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Beleri u dënua me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit në zgjedhje, teksa garonte për kryetar Bashkie në Himarë. Ai u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore dhe ndonëse fitues përballë Jorgo Goros, kërkesat të përsëritura për institucionet shqiptare të drejtësisë për të lejuar Fredi Belerin të merrte detyrën e kryebashkiakut u refuzuan.

Beleri u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian dhe pas lirimit nga burgu mori detyrën.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tension në marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme