Politika 28 October 2025, 07:21 Nga VNA

Gjin Gjoni këmbëngul në planin ekstrem të protestës: Ngujim para kryeministrisë, deputetët të paguajnë 1500 euro

Ndaje në Whatsapp
Gjin Gjoni këmbëngul në planin ekstrem të protestës:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka zbuluar për herë të parë në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, propozimet e tij për një strategji të fortë rezistence ndaj qeverisë Rama — ide që kanë ndezur debat në shumë media.

Gjoni tha se përballë arrogancës së qeverisë, ai kishte propozuar një seri veprimesh ekstreme:
• ngujimin dhe grevën e urisë së deputetëve demokratë,
• ndryshimin e formës së protestave, për t’i bërë ato të qëndrueshme dhe jo vetëm me fjalime,
• si dhe një kontribut financiar personal nga çdo deputet, që protestuesit të mbahen me ushqime dhe ujë gjatë rrethimit të Kryeministrisë.

“Deputetët duhet të sakrifikojnë vetë, të paguajnë nga 1000 deri në 1500 euro nga rroga e tyre, që protestuesit të qëndrojnë në shesh. Jo për t’i sjellë me pagesë, por për t’i mbajtur. Vetëm kështu mund të ketë një lëvizje reale”, – deklaroi Gjoni.

Ai shtoi se protestat me fjalime dhe shëtitje në bulevard nuk kanë sjellë asnjë rezultat, ndërsa kjo formë e re e përballjes do të kishte si qëllim dorëzimin e Edi Ramës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme