Politika 6 February 2026, 22:51 Nga VNA

Gazment Bardhi: Vendimi i Kushtetueses rrëzon alibitë e Ramës, SPAK pret autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi: Vendimi i Kushtetueses rrëzon alibitë e Ramës,

Pas ndarjes 4 me 4 të votave në Gjykatën Kushtetuese, që la në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaron se përpjekjet e kryeministrit për të ushtruar presion mbi drejtësinë dhe për të ndërtuar alibi politike kanë dështuar.

“Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama ushtroi presion të paprecedentë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe ngriti alibi absurde për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun. Të dyja dështuan!”

Sipas Bardhit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzon pretendimet e kryeministrit për të bllokuar drejtësinë dhe tregon se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se tashmë çështja ndodhet në duart e Kuvendit, i cili duhet të veprojë pa vonesa lidhur me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.

“Tani, Edi Rama nuk ka më ku të fshihet. Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut pret miratimin nga Kuvendi.”

Bardhi i bën thirrje Kryetares së Kuvendit që të veprojë menjëherë dhe të mos mbajë peng procesin e drejtësisë duke paralajmëruar se çdo vonesë do të përbënte një përgjegjësi të rëndë institucionale për Kuvendin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme