Politika 24 March 2026, 16:00 Nga VNA

Gazment Bardhi korrigjon Komisioneren e Zgjerimit: Shqiptarët nuk janë të korruptuar, përgjegjës është vetëm Rama

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi korrigjon Komisioneren e Zgjerimit: Shqiptarët nuk janë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kritikuar Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, pas një interviste të saj në Politico, ku sipas tij ajo ka bërë bashkëpërgjegjëse shoqërinë shqiptare për korrupsionin në vend.

Në reagimin e tij, Bardhi e cilëson të papranueshëm një përgjithësim të tillë dhe i drejtohet komisioneres duke theksuar se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin dhe se përgjegjësia për të, sipas tij, është personale e kryeministrit Edi Rama.

“Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar. Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës”, shprehet Bardhi.

Ai shton se rastet e korrupsionit në qeveri nuk janë mbrojtur nga qytetarët, por sipas tij nga kryeministri dhe deputetët e mazhorancës në Kuvend.

Bardhi akuzon gjithashtu se pengesat ndaj luftës kundër korrupsionit nuk vijnë nga shoqëria shqiptare, por nga ndërhyrjet politike në hetime.

Në fund të reagimit, kreu i grupit demokrat i kërkon institucioneve europiane të distancohen nga çdo përgjithësim që, sipas tij, cenon shoqërinë shqiptare, të cilën e cilëson si një nga më proeuropianet në botë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme