Politika 6 May 2026, 16:33 Nga VNA

Gazment Bardhi “telendis” Peleshin tek ambasadat, VNA siguron një nga letrat e ankesave të PD-së

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi “telendis” Peleshin tek ambasadat, VNA siguron

VNA ka siguruar një nga letrat që Gazment Bardhi u ka dërguar ambasadave dhe përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë, ku opozita denoncon atë që e konsideron “dhunim të opozitës”, shkelje të standardeve demokratike dhe tentativa për kontroll politik të Kuvendit.

Letra, e firmosur nga Bardhi si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, i drejtohet ambasadorëve të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe vendeve të BE-së në Shqipëri.

Në dokument, opozita kundërshton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe mënyrën se si, sipas saj, mazhoranca po merr vendime pa konsensus me opozitën. Bardhi pretendon se socialistët po minojnë bashkëjetesën parlamentare dhe po përdorin shumicën për të kontrolluar komisionet dhe proceset parlamentare.

Në një tjetër pjesë të letrës, ai ndalet edhe te prania e Gardës në Kuvend, duke pretenduar se deputetët e opozitës janë intimiduar dhe penguar në ushtrimin e funksioneve të tyre parlamentare.

Madje, në tekst përdoret edhe një krahasim ekstrem me Korenë e Veriut, ndërsa opozita kërkon ndërhyrjen dhe vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë për situatën politike në Shqipëri.

Pavarësisht toneve alarmante të letrës, as nga Niko Peleshi (që është i akuzuari më i madh në atë letër) dhe as mazhoranca nuk ka pasur ndonjë reagim publik lidhur me këto akuza të opozitës.
Të shohim nëse edhe pergjigjen për ambasadat ja kanë dhënë t'ua shkruajë Gazi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme