Politika 23 October 2025, 13:49 Nga VNA

Gazetarja Esiona Konomi denoncon mungesën e transparencës në Kuvend, dokumentet rikthehen pas reagimit të saj

Ndaje në Whatsapp

Gazetarja Esiona Konomi denoncon mungesën e transparencës në
Gazetarja Esiona Konomi ka denoncuar se Kuvendi i Shqipërisë kishte fshirë apo fshehur të gjithë dokumentacionin parlamentar nga faqja zyrtare, duke kufizuar aksesin publik në aktet e depozituara. Ajo u shpreh se deri dy ditë më parë çdo dokument ishte i dukshëm në seksionin “Dokumentacion”, ndërsa më pas ishte bërë i paarritshëm.

Sipas Konomit, shpjegimet jozyrtare të Kuvendit për vendosjen e “filtrave kërkimi” ishin të pabindshme dhe përbënin një hap prapa në transparencë.

Megjithatë, pas komunikimeve të saj me stafin përgjegjës, dokumentet janë rikthyer në faqen e Parlamentit, duke u bërë sërish të aksesueshme për publikun.

Denoncimi i gazetares Esiona Konomi:

Kuvendi i Shqipërisë ka fshirë/fshehur të gjithë dokumentacionin parlamentar. Deri para dy ditësh, çdo akt i depozituar në Kuvend, shfaqej këtu, tek Dritarja "Dokumentacioni" dhe nënndarja "Dokumentacion".

Arsyet e kësaj manovre, nuk i di. Shpjegimet jo zyrtare të Kuvendit, se kanë vendosur filtra për të kërkuar diçka konkrete, janë jo bindëse. Unë nuk kam nga t'a di çfarë është depozituar nëse nuk më shfaqet këtu. Rrjedhimisht nuk kam si të aplikoj filtra për të kërkuar një akt. Është mirë që Parlamenti të bëjë ndonjë hap drejt lehtësimit, dhe jo përkeqësimit të transparencës.

Pas komunikimit në vijim me stafin përgjegjës të Kuvendit, dokumentet rikthehen në faqen e Parlamentit, siç ishin më parë.

Gazetarja Esiona Konomi denoncon mungesën e transparencës në

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme