Politika 27 February 2026, 21:14 Nga VNA

Gazetari gjerman zbulon planin, Rama -Vuçiç po ndërmarrin iniciativë të re për zgjerimin në BE

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët që ka të bëjë zgjerimin e Bashkimit Evropian. Planet mes liderëve të dy vendeve në rajon janë zbuluar nga gazetari gjerman Michael Martens, përmes një postimi në rrjetin social X.

Martens thekson se kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare, megjithatë nuk pritet të marrë konsensus të plotë, pasi mund të përballen me kundërshti. Ai paralajmëroi se detaje të mëtejshme në lidhje me këtë iniciativë do t’i publikojë së shpejti në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Gazetari gjerman zbulon planin, Rama -Vuçiç po ndërmarrin

Së shpejti: Një iniciativë e përbashkët nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.”, ka shkruar gazetari në rrjetin social X.

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur më herët idenë e anëtarësimit pa të drejtën e vetos, megjithatë nuk dihet nëse iniciativa për të cilën flet gazetari gjerman ka të bëjë pikërisht me këtë.

Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt me BE, ndërsa tashmë përballet me sfidën e mbylljes së tyre. Qeveria ka shprehur si pikësynim integrimin e vendit në union deri në 2030.

Serbia, nga ana tjetër, është përballur me kritika kohët e fundit për shkak të ndryshimeve në ligjet e drejtësisë. Komisioni Evropian ka vlerësuar se Serbia ka bërë një hap pas në procesin e integrimit, pasi këto ligje, sipas Brukselit, rrezikojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme