Politika 16 September 2025, 08:39 Nga VNA

Gara për Tiranën/ Alimehmeti ngre dyshime për kandidimin: “Nuk ka shumë kohë”

Ndaje në Whatsapp
Gara për Tiranën/ Alimehmeti ngre dyshime për kandidimin:

Ilir Alimehmeti është pyetur sërish mbi mundësinë që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme, ku përballë tij është Ogerta Manastirliut

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, ai kujtoi se në garën e vitit 2022 kishte kohë të plotë për t’u përgatitur, ndërsa tani afatet janë shumë të ngushta.

“Unë kam garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Qoftë dhe koha e mandatit, qoftë dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, në këto momente jemi në kushte të ndryshme”, tha ai.

Deklarata e tij lë të kuptohet se kandidimi mbetet i vështirë, por jo plotësisht i përjashtuar, duke e mbajtur ende të hapur garën brenda opozitës për emrin që do të sfidojë socialistët në kryeqytet.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme