Politika 12 November 2025, 14:26 Nga VNA

Gafa e Berishës: Gilmando Dani që u vra në atentatin e Rinasit ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Ndaje në Whatsapp
Gafa e Berishës: Gilmando Dani që u vra në atentatin e Rinasit
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.

Por gjatë leximit të mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë duke e quajtur Danin “krahun e djathtë” të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e Brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.

“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimit dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme