Politika 2 November 2025, 15:07 Nga VNA

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit nis me 13 kandidatë në 5 bashki

Ndaje në Whatsapp
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit nis me 13

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 9 nëntorit ka nisur zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në pesë bashki të vendit kanë gjashtë ditë kohë, deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për të kërkuar votën e mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar.

Në zgjedhje do të jenë të përfshira dy bashki qendra qarqesh, Vlora dhe Berat, dhe tre bashki më të vogla: Tepelena, Cërriku dhe Mati. Partia Demokratike dhe opozita nuk kanë kandidatë të regjistruar zyrtarisht nën siglën e tyre, por kanë shprehur mbështetje për disa emra të pavarur që do të sfidojnë kandidatët socialistë dhe disa të tjerë.

Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për t’u kandiduar për kryebashkiake, do të përballet me dy kandidatë demokratë, duke përfshirë Dionis Sotën, mbështetur nga PD, dhe Gjergj Nikën, anëtar i Këshillit Bashkiak nën siglën e Parisë Demokratike. Në Berat, kandidati i PS, Ervin Ceca, do të garojë kundër Pavlo Shkarpës.

Në Mat do të ketë një garë treshe: Altin Bojni për PS, Suzana Pasha, ish-kryetarja e Gruas së PS lokale, e cila kandidoi si e pavarur duke sfiduar propozimin e Ramës, dhe Eduart Brahilika, i mbështetur nga PD dhe opozita. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të përballet me kandidatin e pavarur Amarildo Hoxha, i mbështetur nga PD e Berishës, si dhe me Eligert Himën nga partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’.

Në Tepelenë, PS propozon Gramoz Sakon, ndërsa opozita mbështet të pavarurin Gabriel Guma. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë një vit e gjysmë, deri në zgjedhjet lokale të pranverës së vitit 2027.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme