Politika 29 October 2025, 13:55 Nga VNA

Fredi Beleri në tryezën e Tiranës: Shqipërisë i duhet një universitet grek dhe më shumë liri fetare

Ndaje në Whatsapp
Fredi Beleri në tryezën e Tiranës: Shqipërisë i duhet

Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian, ku u diskutuan çështje të integrimit dhe respektimit të standardeve evropiane në vend.

Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe eurodeputeti i Greqisë, Fredi Beleri, i cili foli në gjuhën greke dhe artikuloi një sërë kritikash ndaj Shqipërisë. Ai tha se vendit “i duhet një universitet grek”, ndërsa ngriti shqetësime për mënyrën se si mësohet gjuha greke në disa shkolla shqiptare.

“Ende nuk ka një universitet grek në Shqipëri. Në disa shkolla ku mësohet gjuha greke ka pasur shumë probleme, veçanërisht me tekstet mësimore që përmbajnë elementë iredentistë dhe përmbajtje të papranueshme në kushte të caktuara”, tha Beleri.

Ai foli edhe për çështjen e lirisë fetare, duke theksuar se “edhe pse Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe një bashkëjetesë harmonike mes feve, problemi kryesor mbetet kthimi i pronave të institucioneve fetare, proces që ka nisur pas 70 vitesh”.

Në fjalën e tij, eurodeputeti grek u ndal edhe tek reforma territoriale, duke e cilësuar ndarjen e re të Himarës si “të papërshtatshme me përbërjen demografike dhe etnike të zonës”.

“Të drejtat e njeriut nuk lidhen vetëm me pakicat, por me të gjithë qytetarët shqiptarë”, përfundoi ai.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme