Politika 3 February 2026, 17:26 Nga VNA

Foto në zyrat e këshilltarëve, apo takim në “Shtëpinë e Bardhë”. Pse gënjen Elisa Spiropali

Ndaje në Whatsapp

Foto në zyrat e këshilltarëve, apo takim në

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka publikuar foto dhe njoftim ku thotë se takuar Charles McLaughlin, zyrtar i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), në “Shtëpinë e Bardhë – Washington”.

Por pamjet e shpërndara prej saj tregojnë qartë se takimi nuk u mbajt në rezidencën presidenciale të SHBA-së, por në Eisenhower Executive Office Building (EEOB) — ndërtesa ngjitur, ku ndodhen zyrat e këshilltarëve të presidentit, përfshirë stafin e NSC-së.

Ky dallim nuk është thjesht protokollar.Shtëpia e Bardhë është një godinë shumë më e vogël, me akses jashtëzakonisht të kufizuar dhe ambiente krejtësisht të ndryshme nga ato që duken në foto. Ajo nuk ka salla të mëdha me panele druri të errët si ato të paraqitura — elemente tipike të EEOB-së, jo të rezidencës presidenciale.

Në praktikë, takimet me zyrtarë të NSC-së zhvillohen pothuajse gjithmonë në Eisenhower Executive Office Building, jo brenda Shtëpisë së Bardhë. Pikërisht aty punojnë këshilltarët si McLaughlin.

Megjithatë, ministrja zgjodhi ta etiketojë vendin si “Shtëpia e Bardhë”, duke krijuar perceptimin e një pranie brenda rezidencës presidenciale, ndërkohë që ajo ndodhej në ndërtesën administrative të këshilltarëve.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë shqiptarë paraqesin takime në Washington si të zhvilluara “në Shtëpinë e Bardhë”, ndërsa realisht ato janë mbajtur në ndërtesat ndihmëse të kompleksit presidencial.

Foto në zyrat e këshilltarëve, apo takim në

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme