Politika 19 February 2026, 16:57 Nga VNA

Forca e Sigurisë në Gaza: 12 mijë efektivë, Shqipëria dhe Kosova në mision trajnimi

Ndaje në Whatsapp

Forca e Sigurisë në Gaza: 12 mijë efektivë, Shqipëria

Në kuadër të punimeve të Bordit të Paqes, gjeneral majori amerikan Jasper Jeffers deklaroi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me ndihmë ushtarake për stabilizimin e situatës në Gaza.

Sipas tij, synohet krijimi i pesë sektorëve të sigurisë dhe ngritja e një Force Sigurie me rreth 12 mijë efektivë, mes policësh dhe ushtarësh.

Jeffers bëri me dije se pesë shtete do të kontribuojnë me trupa dhe personel policor: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë marrë përsipër të ofrojnë trajnime për policët që do të përfshihen në këtë strukturë të re sigurie.

Deri më tani, sipas deklaratës së gjeneralit amerikan, janë regjistruar rreth 2 mijë aplikime nga palestinezë që kërkojnë të rekrutohen në Forcën e Sigurisë në enklavë.

Nisma synon ndërtimin e një arkitekture të re sigurie në terren, në funksion të stabilizimit të situatës dhe krijimit të kushteve për administrim dhe rend publik në Gaza.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme