Politika 16 October 2025, 12:20 Nga VNA

Fondet e IPARD/ Bardhi: Nuk i mori lekët fermeri i Elbasanit por i mori babai i Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp
Fondet e IPARD/ Bardhi: Nuk i mori lekët fermeri i Elbasanit por i mori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit qeverinë për abuzim me fondet IPARD, të dhëna nga Bashkimi Europian për mbështetjen e bujqësisë në Shqipëri.

Bardhi deklaroi se ka në dispozicion një listë me emra kryebashkiakësh dhe deputetësh të Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme fondet e destinuara për fermerët shqiptarë, duke i kaluar ato në duart e familjarëve të tyre.

Ai njoftoi se Partia Demokratike do të dorëzojë brenda javës një kërkesë zyrtare për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar, me qëllim zbardhjen e kësaj çështjeje.

 “Mocioni ishte për fermerët dhe foli këtu vetëm 5 minuta  për fermerët. Taulanti nuk flet dot për për fondet e IPARD dhe fermerët. Dilni këtu dhe shpjegoni pse nuk doni të flisni pse BE ka bllokuar mln euro që shkojnë për fermerët shqiptarë. Ne jemi i vetmi vend që na janë bllokuar fondet sepse kjo qeveri ka vjedhur edhe paratë e taksapaguesve europianë.

Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për të ngritur Komision Hetimor për këtë çështje. Do verifikojmë se si babai i i Suel Çelës mori paratë e fermrëve shqiptarë. Nuk i mori lekët fermeri i Elbasanit por i mori babai i Suel Çelës. Një njeri i shpallur në kërkim. Ne nuk donim të bënim politik mbi këtë çështje, por ne kemi për detyrë të reflektojmë të diskutojmë dhe të nxjerrim në përgjegjësi se si besimi i institucioneve europiane është shkelur nga qeveria. 

Unë kam një listë të gjatë se si kryetarët tuaj të bashkive, si si familjarët të deputetëve të PS kanë marrë fondet e IPARD, kanë marrë djersën dhe mundin e fermerëve. Kërkojmë të ngremë Komision të Posaçëm, për t’i garantuar BE që paratë e IPARD 3 nuk do vidhen”, tha Bardhi.

 

 


 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme