Politika 8 November 2025, 09:08 Nga VNA

Florian Binaj rikthehet si prezantues: Kurdo që të bëhen zgjedhjet, do ta rimarrim Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Florian Binaj rikthehet si prezantues: Kurdo që të bëhen
Florian Binaj

Pas disa javësh mungesë për shkak të angazhimit në fushatë, Florian Binaj është rikthyer mbrëmë në rolin e drejtuesit të emisionit investigativ “Piranja”. Në hapje të programit, ai mbajti një monolog të gjatë, ku foli për përvojën e tij si kandidat për Tiranën dhe për vendosmërinë për të vijuar betejën kundër korrupsionit.

“Gara për Tiranën u ndal, por unë nuk kam luksin të bëj pushime reflektuese. Kam vetëm luksin të punoj dhe të mos dorëzohem,” – tha Binaj, duke shtuar se synimi i tij mbetet i njëjtë: “Të çrrënjos korrupsionin nga Bashkia Tiranë dhe ta kthej atë në shërbim të njerëzve.”

Në fund të monologut, ai la të kuptohet se ambicia për të qenë pjesë e garës elektorale nuk është shuar:

“Kurdo që të bëhen zgjedhjet – do ta rimarrim Tiranën. Do ta pastrojmë nga llumi dhe do ta kthejmë në një qytet që të bën krenar.”

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme